Ylli botëror i bashkohet Dua Lipës në koncertin virtual

Dua Lipa ka zbuluar befasinë e radhës për koncertin e saj virtual.

ShowBiz

26/11/2020 16:46

Dua Lipa ka filluar numërimin nga prapa për koncertin virtual, të cilin fansat e saj po e presin me padurim, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, artistja ka punuar intenzivisht në prova, në mënyrë që koncerti të dalë sa më mirë që të jetë e mundur.

Dua nuk do të jetë vetëm në këtë koncert, por atë do ta shoqërojnë edhe shumë emra të njohur të muzikës.

Së fundi, ajo ka njoftuar se Elton John po i bashkohet në “Studio 2054”, ndërsa shprehet e emocionuar për këtë fakt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Jam shumë e ngazëllyer të ju njoftoj se Elton John po më bashkohet për Studio 2054!”, shkruan Dua.

Përveç tij, në këtë koncert do të marrin pjesë edhe J Balvin, Kylie Minogue, Miley Cyrus, e të tjerë.

Kujtojmë se “Studio 2054” do të organizohet nesër (e premte), kurse biletat për këtë koncert janë shitur në shumë vende të botës. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)