Yll në Torino, i harruar në Argjentinë
Dhjetë, njësoj sikurse numri i shtypur në fanellën e tij. Kaq janë golat e realizuar deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A, nga sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez. Ylli argjentinas i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City për 12 milionë euro, me paraqitjet e deritashme, në 16…
Sport
Dhjetë, njësoj sikurse numri i shtypur në fanellën e tij. Kaq janë golat e realizuar deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A, nga sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez.
Ylli argjentinas i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City për 12 milionë euro, me paraqitjet e deritashme, në 16 xhiro – së paku në Serie A – ka arsyetuar çdo cent të shpenzuar për të.
Me het-trikun që realizoi të dielën në fitoren 4:0 ndaj Sassuolos ai u bë golashënuesi i dytë më i mirë në ligë, prapa Giuseppe Rossit të Fiorentinës i cili ka shënaur 13 gola (5 nga penalltia, për dallim nga një nga Tevez).
Por, paraqitjet fantastike në Torino duket sikur nuk i mjaftojnë atij që të ftohet nga selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella për Kampionatin botëror 2014.
“Nuk besoj se golat e mi mund ta bindin Sabellën që të më ftoj në Kampionatin botëror”, deklaroi së fundmi Tevez.
Rast mjaft specifik dhe i rrallë, sidomos edhe për faktin se për një sulmues të krahut, Tevez ka realizuar 13 gola në 64 paraqitje për Argjentinën.