Yjet që publikisht e pranuan që dëshirojnë të luajnë për Real Madridin

Real Madrid mbetet një ëndërr e madhe për shumë lojtarë.

Sport

22/03/2019 10:05

Yje të mëdha të futbollit nuk kanë fshehur dëshirën që një ditë të veshin fanellën e 13-herë kampionëve të Evropës.

I fundit që e ka bërë këtë gjë është Paul Pogba.

Mesfushori i Manchester United ka thënë se secili futbollist ëndërron të luajë për Real Madridin.

‘AS’ ka bërë bashkë me listë me emrat e lojtarëve që ndër vite kanë shprehur dëshirë të luajnë për ‘Los Blancos’.

Paul Pogba, Kylian Mbappe, Radamel Falcao, David de Gea, Edinson Cavani, Santi Carzola, Joaqin, Sergio Aguero, Eden Hazard, Mendieta, David Villa dhe Willian./Lajmi.net/