Yjet që nuk kushtojnë as 1 euro

Edhe pse afati kalimtar i verës është mbyllur, një numër i madh i yjeve ende mund të transferohen për shkak se janë futbollistë të lirë. Victor Valdes, Ronaldinho, Diego Lugano e shumë të tjerë janë pa skuadër.

Sport

04/09/2014 10:12

Afati kalimtar i verës është mbyllur. Mirëpo, në treg janë ende një numër i madh i yjeve që janë futbollistë të lirë dhe kanë të drejtë që në çdo moment të nënshkruajnë për një klub të ri.

Në mesin e atyre që aktualisht janë të lirë,  janë yje të mëdhenj si Ronaldinho, ose ish portieri i Barcelonës, Victor Valdes.

Por, klubet që nuk arritën t’i transferojnë objektivat e paraparë në verë, mund të ngushëllohen duke angazhuar ndonjë futbollistë me përvojë si Mario Yepes, Diego Lugano ose Florent Malouda. Zgjedhja është e tyre.

 Lista: Victor Valdes, Ronaldinho, Mario Yepes, Hugo Almeida, Diego Lugano, Jonas, Nilmar, Anthony Reveillere, Florent Malouda, Joseph Yobo, George McCartney, Matthew Etherington, Jermaine Pennant, Tomasz Kuszczak, Park Chu-Young.