Yjet që humbën Botërorin

Fushata kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 ka përfunduar. Ka mbetur të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit e barazhit mes Uruguait dhe Jordanisë (skuadra nga Amerika e Jugut është në epërsi 5:0), për të mësuar të gjithë emrat e pjesëmarrëse në garën e vitit të ardhshëm në Brazil. Kush do të marrë pjesë? Kush jo? Në…

Sport

20/11/2013 16:10

Fushata kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 ka përfunduar.

Ka mbetur të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit e barazhit mes Uruguait dhe Jordanisë (skuadra nga Amerika e Jugut është në epërsi 5:0), për të mësuar të gjithë emrat e pjesëmarrëse në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.

Kush do të marrë pjesë? Kush jo? Në pritje të shortit më 6 dhjetor që do të përcaktojë grupet, tani për tani mund të nxjerrim një përfundim sa i përket atyre që do ta shikojnë garën nga shtëpia.

Eurosport.it ka publikuar një formacion të përbërë nga yjet më të mëdhenj që nuk do të luajnë në Brazil në verën e vitit të ardhshëm.

Një ekip i përbërë nga Gareth Bale, Zlatan Ibrahimovic, Robert Lewandowski e Marek Hamsik nuk është aspak i keq, apo jo?