Yjet që dështuan me paraqitjen në “Grammy Awards 2019”

Katy Perry, Tayla Parx dhe Cardi B ishin yjet e veshura më keq në "Grammy Awards 2019".

ShowBiz

11/02/2019 10:42

Çmimet e edicionit të 61-të të “Grammy” janë në fuqi të plotë, por jo të gjitha ishin paraqitur me stil, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Në natën e “Grammy” e nisën me paraqitje plot stil Lady Gaga dhe Dua Lipa, të cilat befasuan në qilimin e kuq.

Por, fatkeqësisht jo të gjithë ‘goditën’ me stil në këtë mbrëmje, me disa zgjedhje të modës që bënë.

Cardi B u shfaq me një fustan të çuditshëm, që ngjante me një lule zambak dhe me doreza të gjata, ndërsa Katy Perry kishte veshur një fustan rozë pa shije.

Të famshmet e tjera që zgjodhën veshje të guximshme ishin edhe Toni Braxton, Andra Day, Anna Kendrick, Heidi Klum, Ashanti, Tayla Prax, St Vincent. /Lajmi.net/