Yjet e Gjermanisë i kërkojnë falje Brazilit
Bastian Schweinsteiger e Thomas Muller i kanë kërkuar falje Brazilit për turpërimin që ia shkaktuan në gjysmëfinale të Kampionatit botëror, duke i mposhtur me rezultat 7:1.

Sport
Mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger dhe sulmuesi Thomas Muller i kanë kërkuar falje Brazilit për turpërimin me rezultat 7:1 në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.
Skuadra e selektorit Joachim Low e dominoi nikoqirin duke shënuar pesë gola për më pak se gjysmë ore lojë, ndërsa shtoi dy të tjerë pas intervalit derisa siguroi kualifikimin në finalen e madhe.
Por, mënyra e fitores dhe rezultati i thellë ka bërë që disa yje të Gjermanisë t’i kërkojnë falje brazilianëve për turpërimin që ua shkaktuan.
“E di se sa shumë mund të zgjojë një rezultat si ky. Nuk do ta imagjinoja kurrë se mund të përfundonte në këtë mënyrë, por jemi munduar të respektojmë brazilianët, futbollistët e tifozët, duke vazhduar të kërkojë rrugën e portës. Dua t’i kërkoj falje Brazilit”, u shpreh Schweinsteiger.
Kurse, Muller shtoi: “Brazili nuk e meritoi këtë”.