Yjet e Brazilit nuk po i zë gjumi
Mbrojtësi i Brazilit, David Luiz ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij shpeshherë mbesin pa fjetur duke menduar për Kampionatin botëror, ku ata do të jenë nikoqir, në kërkim të titullit.
Sport
Mbrojtësi i Brazilit, David Luiz ka thënë se futbollistët po kalojnë netë pa gjumë, duke menduar për Kampionatin botëror.
Luiz dhe bashkëlojtarët e tij janë pjesë e ekipit që konsiderohet si një prej favoritëve kryesorë për të fituar titullin.
Dhe, parashikimet e mëdha por edhe fakti se do të luajnë si nikoqir, është duke ndikuar tek ata.
“Dëshiroj që të fillonte nesër”, deklaroi Luiz gjatë një ngjarje komerciale në Sao Paulo.
“Ka netë kur nuk na zë gjumi. Por, është gjithçka pjesë e gjërave normale. Është një mundësi e madhe dhe ne jemi të privilegjuar të luajmë në Kampionat botëror para tifozëve tanë. Mezi pres që të fillojë”, shtoi ai.
Ylli i Chelseas theksoi se grupi i bashkuar i Brazilit mund të tejkalojë presionin e paraqitjes si nikoqir. “Ne duhet të gjejmë balancin e duhur”, u shpreh ai.