Yjet e Barcës kundërshtojnë një ulje të dytë të pagave
Lojtarët e Barcelonës nuk do të pranojnë një tjetër ulje pagash pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sport
Pas pezullimit të futbollit shkaku i COVID-19, shumë skuadra evropiane kanë negociuar me lojtarët uljet e pagave, dhe një gjë të njëjtë ka bërë Barcelona.
Humbjet e mëdha te katalanët, kanë bërë që të nisin një tjetër proces negocimi për ulje edhe më të madhe të pagash, dhe sipas RAC1, lojtarët kanë refuzuar propozimin e kërkuar nga Josep Maria Bartomeu.
Lojtarët nuk kanë pranuar t’u ulen sërish pagat, me La Ligan që tashmë ka vendosur të vazhdojë sezonin.
Barcelona kryeson në La Liga me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid./Lajmi.net/