Yepes në Arsenal?

Mario Yepes, 38-vjeç, mund t’i bashkohet Arsenalit si përforcim emergjent pas dështimit të menaxherit Arsene Wenger për të transferuar një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

05/09/2014 12:30

Arsenali do të bëjë edhe një përforcim të ri, pavarësisht mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Menaxheri i gjigantit londinez, Arsene Wenger i ka ofruar kontratë qendërmbrojtësit të lirë, Mario Yepes, 38-vjeç, ka njoftuar tabloidi britanik “Daily Star”.

Arsenali ka opsione të kufizuara në repartin defanziv pas largimit të Thomas Vermaelen në drejtim të Barcelonës.

Wenger kërkoi një qendërmbrojtës të ri gjatë afatit kalimtar të verës por dështoi në përpjekjet e tij për angazhimin e Daniel Agger dhe Kostas Manolas.

Tani, qarkullojnë njoftime se kolumbiani mund të përfundojë në Emirates si përforcim emergjent.