“Yellow Box” plotësisht i panjohur për qytetarët e Prishtinës, nuk ia kanë idenë për çka shërbejnë
Mbrëmë, ka përfunduar asfaltimi I rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë, e bashkë me të janë vendosur edhe disa sinjalistika të reja. “Yelloë box”, janë katrorët e verdhë të cilët janë vendosur në rrugë, rregull ky I cili vjen nga Londra dhe sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama ata që nuk e respektojnë do të gjobiten…

Lajme
Mbrëmë, ka përfunduar asfaltimi I rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë, e bashkë me të janë vendosur edhe disa sinjalistika të reja.
“Yelloë box”, janë katrorët e verdhë të cilët janë vendosur në rrugë, rregull ky I cili vjen nga Londra dhe sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama ata që nuk e respektojnë do të gjobiten nga Policia e Kosovës.
Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka pyetur sot qytetarët nëse e din se çka thonë këto katrorë të verdhe, e që pothuajse të gjithë kanë thënë se nuk ia kanë idenë.
“O vallahi s’e di veç t’rrej”, “jashtë kurrë qështu nuk kam pa, veç këtu”, janë disa nga përgjigjet që kanë dhënë qytetarët.
Në lidhje me këtë, dje detaje ka dhënë drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci.
“Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka thënë Brestovci, në një video që e ka publikuar në Facebook Përparim Rama.
Video: