Yanis Varoufakis mund të akuzohet për tradhti

Ish-Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka thënë se seksionet e medies së Greqisë po përcjellin mundësinë e padisë me akuzë tradhtie për ndërhyrje në softuerin dhe programin e ministrisë së tij.

Lajme

27/07/2015 13:34

Ky “hakim” është bërë si pjesë e planit të tij duke menduar kështu një sistem paralel ku pagesat do të mund të konvertoheshin nga euro në valutën drachma me prekje të një butoni, shkruan Independent, transmeton lajmi.net

Në një bisedë telefonike që rrjedhur në gazetën greke “Kathimerini”, Varoufakis kishte detajizuar operacionin.

Ne vendosëm që të hakojmë programin softuerik të ministrisë sime.

Kryeministri, para se të fitonte zgjedhjet e janarit, më ka dhënë dritën e gjelbër që të organizoja një Plan B. Dhe unë kam mbledhur një ekip të aftë, një ekip të vogël, sa më të vogël sepse duhet të mbetej sekret për një arsye të dukshme.

Varoufakis kishte rekrutuar specialistë të teknologjisë nga Universiteti “Columbia”, për të ndërhyrë në sistemin softuerik të zyrës së taksave, nën kontrollin e “Troika”-s.

Ai kishte marrë llogaritë rezerve dhe numrat e dosjeve të të gjithë taksapaguesve, në mënyrë që të mundësojë që ministria e financave të bëjë transferime digjitale me “një buton të prekur”.

Pagesat do të ishin “IOUs”, të përdorura për të krijuar likuiditet të euros dhe shmangje të bllokimit financiar nga Banka Qëndrore Evropiane.

“Kjo ishte shumë e zhvilluar. Shumë shpejt ne do të mund ta kishim zgjeruar, duke përdorur telefona të mençur dhe aplikacione, dhe mund të bëhej një sistem funksional paralel”, u drejtohej Varoufakis.

Natyrisht se do të ishte emërtuar me euro, por me një të prekur do të mund të konvertohej në valutën e re drachma.

Varoufakis ka pohuar se metodat e mantelit dhe kryqit ishin të nevojshme për të evituar dyshimet e Troikës.

“Është sikur një e ardhur e brendshme në Britaninë e Madhe e kontrolluar nga Brukseli. Unë jam i sigurt se derisa po i ndëgjoni këto fjalë, flokët tuaj po qëndrojnë në fund”

Duke folur për Daily Telegraph, Varoufakis ka thënë se transkripti është i saktë, por është nxjerrë nga konteksti.

“Ata (sektori i medieve greke) dëshirojnë të më prezentojnë si një ministër mashtrues të financave, dhe të më akuzojnë për tradhti. Është e gjitha pjesë e një tentative për të anuluar të gjitha që ka arritur kjo qeveri në pesë muajt e parë.

“Totalisht e shtrembëron qëllimin tim për të kërkuar likuiditet paralel. Unë gjithmonë kam qenë kundër çmontimit të euros sepse ne asnjëherë nuk i dijmë se çka mund të lëshojnë forcat e zeza në Evropë”, tregon Varoufakis.

Ndërsa zëvendës ministri i financave Dimitris Mardas ka mohuar që qeveria të ketë diskutuar ndonjëherë planet për ta larguar Greqinë nga euroja.

Ai ka thënë për televizionin SKAI:

“Unë kamë thënë dhe e kam përsëritur se këto diskutime s’kanë ndodhur asnjëherë në nivel të qeverisë”, ka thënë Mardas