Yamaha dominon kualifikueset e San Marino GP – Vinales në ‘Pole-position’

Kanë përfunduar kualifikueset e Moto GP për Grand Prix të San Marinos.

Sport

12/09/2020 15:11

Skuadra e Yamaha është treguar e papërmbajtshme në kualifikueset e sotme, duke fituar katër pozitat e para.

Më i shpejti në këto kualifikuese ishte piloti spanjoll, Maverick Vinales, i cili e përfundoi garën me një kohë prej 1:31.411, përcjell lajmi.net.

Franco Morbidelli ishte i dyti, kurse Fabio Qauartararo mbylli kualifikueset në pozitën e tretë.

Dominimin e Yamaha në këto kualifikuese e vulosi Valentino Rossi, duke përfunduar në pozitën e katërt. /Lajmi.net/