‘Yahoo’ zbulon planin për rifillimin e NBA – vonesat bëjnë që sezoni tjetër të fillojë në Krishtlindje

Sezoni i NBA vazhdon të jetë i suspenduar.

Sport

22/05/2020 09:00

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, vazhdon të jetë e suspenduar, por planet për rifillimin po kryhen.

Së fundmi, një plan për atë se si do të vazhdohet me sezonin aktual është publikuar nga ‘Yahoo’, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij plani, vazhdimi i këtij sezoni do të bëjë që sezoni tjetër të ketë vonesa deri në Krishtlindje.

Kështu, sipas raportimeve të ‘Yahoo’, në fillim të qershorit, skuadrat do të kenë mundësi të kthehen në palestrat stërvitore të tyre.

Mesi dhe fundi i qershorit do të lejojë kampet stërvitore për skuadra, që ato të përgatiten për rikthim në parket.

Fillimi i korrikut lejon udhëtimet e skuadrave (Disneyo ose Vegas).

Në mesin e korrikut, sezoni 2019/20 do të rifillojë.

Fillimi i shtatorit mendohet të sjell fundin e këtij sezoni, kurse mesi i shtatorit do të ketë draftin e vitit 2020, transmeton lajmi.net.

Në fund të shtatorit do të zhvillohen transferimet e lojtarëve të lirë, kurse në Krishtlindje pritet të fillojë sezoni 2020/21.

Nëse gjithçka shkon sipas këtij plani, duket se disa ndeshje të sezonit të rregullt nuk do të luhen, për të bërë që ‘Play Off’ të luhet në modelin (më i miri i 7 ndeshjeve).

Mbetet të shihet nëse ky plan do të jetë në fund edhe zyrtari. /Lajmi.net/