Xumi kundërpërgjigjet Eglit pasi e përmendi në Prime: Kokërr manjake që dole jashtë dhe pe se si ishte degraduar

Mbrëmja e djeshme në Big Brother Vip Albania solli një përballje të fortë mes Eglit dhe Gjestit, ku biseda e tyre shkaktoi edhe një reagim të ashpër nga Xum Allushi. Gjatë debatit me Gjestin, Egli përmendi Xumin, duke thënë: “Më ke dhënë shumëçka për të besuar. Ndaj ndjenjave të Xumit nuk mbaj asnjë përgjegjësi, sepse…

ShowBiz

19/03/2025 10:46

Mbrëmja e djeshme në Big Brother Vip Albania solli një përballje të fortë mes Eglit dhe Gjestit, ku biseda e tyre shkaktoi edhe një reagim të ashpër nga Xum Allushi.

Gjatë debatit me Gjestin, Egli përmendi Xumin, duke thënë: “Më ke dhënë shumëçka për të besuar. Ndaj ndjenjave të Xumit nuk mbaj asnjë përgjegjësi, sepse ia kam prerë. Ti nuk ma ke prerë”.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak ish-banorit të “BBVA”-së, i cili ka reaguar menjëherë në Instagram duke shprehur pakënaqësinë e tij me një seri postimesh ironike dhe të ashpra.

“Kur folin shumë njerëz për dinjitetin, si me fol Lul Basha për matematikën”, ndërsa vazhdon më tej: “I thonë një shprehje, nuk e la dot marmelatën me çaj jeshil. Mos ma përmendni më emrin, taksirat. Na zuri lemza”, ka shkrur Xumi.

Më pas ai i është drejtuar direkt Eglit, duke i kujtuar se Gjesti i kishte thënë hapur se nuk kishte ndjenja për të.

“Tjetra ta ka thonë në sy 1000 herë ‘nuk kam ndjenja’ etj, etj. Ta ka prerë 1001 herë! Meqë the që s’mban përgjegjësi që ma preve mua, kështu që bohu reale, kokërr manjake, se s’e arrite dot me ba lojën dhe s’të funksionoi! Dole jashtë, pe çfarë llojë degradimi i kishe bërë vetës dhe hyre prapë për të larë reçelin me kamomil”.

https://www.instagram.com/stories/xumallushi/3591287367983553864/?utm_source=ig_story_item_share&igsh=MWtxb3hnOHZpODMx#