Xhuli i del në përkrahje marshit për drejtësi në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Ish banorja e “BBVK”, Juliana Nura, i del në përkrahje marshit për drejtësi në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së. Ajo këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net. Xhuli, do marshojë së bashku me protestuesit tjerë, protestë kjo e cila do mbahet me 2 prill. Protesta është organizuar nga platforma “Liria…

ShowBiz

22/03/2023 08:05

Ish banorja e “BBVK”, Juliana Nura, i del në përkrahje marshit për drejtësi në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së.

Ajo këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Xhuli, do marshojë së bashku me protestuesit tjerë, protestë kjo e cila do mbahet me 2 prill.

Protesta është organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”./Lajmi.net/