Xhudo: Irani përjashtohet nga çdo garë për shkaqe religjioze

Irani është përjashtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos pasi urdhëroi Saeid Mollaei të tërhiqej nga Kampionati Botëror në Japoni.

Sport

18/09/2019 22:09

Kampioni mbrojtës Mollaei injoroi thirrjet për t’u tërhequr nga ndeshja e tij kundër rusit Khasan Khalmurzaev për të shmangur perspektivën e përballjes ndaj izraelitit Sagi Muki më vonë në turne.

Atletët iranianë janë të ndaluar të garojnë në çdo sport kundër Izraelit për shkaqe religjioze, shkruan lajmi.net.

Mollaei humbi në gjysmëfinale dhe që atëherë jeton në Gjermani.

Më parë në vitin 2019, Komiteti Olimpik Kombëtar i Iranit kishte thënë se do të përputhej me statutin Olimpik dhe Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), duke i hapur rrugën sportistëve iranianë të garojnë kundër izraelitëve.

Por IJF tha se veprimet e Iranit në Kampionatin Botëror në Japoni ishin një “kundërshtim i madh” me atë çka u premtua më herët. /Lajmi.net/