Xhudistët: Majlinda, Nora, Distria, Loriana dhe Akil Gjakova kualifikohen për lojërat Olimpike

Xhudistët kosovarë kanë arritur kualifikimin për Lojrat Olimpike Tokyo 2021.

Sport

05/04/2021 14:55

Xhudistët kosovarë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasnqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova kanë arritur pikët e kërkuara për tu kualifikuar automatikisht në Lojërat Olimpike, Tokyo 2021, shkruan lajmi.net.

Distria Krasniqi është kualifikuar në kategorinë -48 kg, Nora Gjakova në kategorinë -57 kg, Majlinda Kelmendi në kategorinë -52 kg, Loriana Kuka në kategorinë -78 kg.

Ndërsa Akil Gjakova arriti pikët për tu kualifikuar në katëgorinë -73 kg./Lajmi.net/