Xhirimi që tregon vrasjen e të riut palestinez pas sulmit ndaj policëve izraelitë (Video me përmbajtje të rëndë)

Është publikuar një video e cila tregon momentin kur një palestinez 19-vjeçar sulmon me thikë dy oficerë të policisë izraelite në Jerusalem.

Bota

12/10/2015 14:38

Ai më pas qëllohet për vdekje nga policia.
Incidenti sipas Jerusalem Post ka ndodhur në afërsi të Portës Damasku, në qytetin e vjetër. Policia iu afrua të riut, për të cilin ata besonin se ishte duke vepruar me dyshim dhe i kërkuan dokumentin e identifikimit, transmeton lajmi.net.
“Pas dorëzimit të kartës së tij të identitetit, i riu sulmoi me thikë një nga oficerët në qafë dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit”, ka thënë zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld.
“Policia më pas qëlloi dhe e vrau sulmuesin, dhe një oficer i tretë u plagos lehtë kur ai u godit aksidentalisht nga një prej plumbave”, ka shtuar ai.
Policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spital. Raportohet se gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë, pavarësisht plagëve të rënda që kanë marrë.
19-vjeçari ishte një nga tre palestinezët që u qëlluan për vdekje nga policia izraelite të shtunën në Jerusalem, pas sulmit me thika ndaj policisë. /lajmi.net

YouTube player