Xhihadiste nga Britania e Madhe udhëheqin bordele në Shtetin Islamik

Xhihadistet nga Britania e Madhe në të ashtuquajturin Shtet Islamik merren me udhëheqjen e bordeleve (shtëpive publike), duke detyruar rreth 3,000 gra nga Iraku që të ofrojnë shërbime seksuale për militantët xhihadistë. 

Bota

12/09/2014 01:09

Këto xhihadiste përbëjnë brigadën Al-Kansa. Në atë brigadë gjenden vetëm femra, të cilat terrorizojnë femrat e tjera, sepse konsiderojnë se ato nuk sillen në përputhje me Sheriatin.  

Ato përdorin interpretime barbare të fesë islame për të arsyetuar sjelljen e vet, kurse disa nga to kanë hipur deri në shkallët më të larta të rangut në policinë e Shtetit Islamik.  

“Ato besojnë se militantët mund t’i shfrytëzojnë këto gra si tu duan, pasi që janë jo myslimane”, tha një burim për gazetën britanike Mirror.

Al-Kansa është grup militant që vepron në qytetin Raqqa të Sirisë, kurse “shefe” e grupit është 20-vjeçarja Aksa Mahmud, nga Glasgou i Skocisë.

Rreth 69 femra nga Britania kanë ikur në Siri dhe i janë bashkuar xhihadit. Shumica e tyre janë të moshës ndërmjet 18 e 24 vjeçe.