Xhihadi Junior nga Raka, dërgohet në Suedi
Djaloshi katër vjeçar nga Britania i njohur edhe si ‘Xhihadi Junior’ dyshohet se është dërguar ilegalisht në Suedi për shërim.

Bota
Siç shkruan Daily Mail djali është sëmurë ndërsa ISIS nuk ka arritur që atij t’i ndihmojë prandaj është dërguar 2 mijë kilometra larg nga Siria.
Isa Dare, emri i vërtetë i djalit dhe nëna e tij kanë arritur që pa probleme të kalojnë dhjetë shtete.
“Xhihadi Junior” është bërë i njohur pasi që disa herë është parë në xhirimet e ISIS-it ndërsa në njërën nga to shihet se si detonon bombën ku janë vrarë katër të burgosur të ISIS-it.
Siç kanë shkruar më herët mediat britanike, Isa me nënën e tij kanë shkuar në Siri në vitin 2012 ku ajo është martuar për luftëtarin e ISIS-it Abu Bakri, me origjinë nga Suedia.