Xhevdet Pozhari e sulmon Nasim Haradinajn: Në Kosovë thyeje tavolina, në Hagë po qan

Analisti politik Xhevdet Pozhari e ka sulmuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili gjatë seancës së fundit ndaj tij në Hagë, u përlot kur u përmend emri i Sllobodan Millosheviqit.

Lajme

13/01/2022 20:49

Siç ka thënë Pozhari me anë të një postimi në ‘Facebook’, “Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione”, shkruan lajmi.net.

“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.

Në seancën e djeshme gjykuese ndaj tij, Haradinaj dëshmoi për torturat që iu bënë nga serbët, po ashtu foli edhe për burgimin e vëllait.

Haradinaj nuk mundi t’i mbajë lotët kur ka thënë se është kundër Millosheviqit dhe kujtdo që merr për bazë të dhënat e tij.

“Jam kundër çdokujt që bazohet në të dhënat e Millosheviqit. Varri më largon nga dheu nëse unë nuk e kundërshtoj Millosheviqin”, ka thënë ai. /Lajmi.net/