Xhevahire Izmaku rikujtim për PDK-në: Fatmir Limaj mbetet ideali ynë politik, kujtesë e qartë e rrugëtimit dhe parimeve që i bashkuan
Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka shprehur publikisht vlerësimin e saj për Fatmir Limajn, duke e cilësuar atë si figurën që ka mishëruar guximin, sakrificën dhe drejtësinë që në themelimin e PDK-së. Izmaku theksoi se Limaj ka qenë simboli i brezit të parë të aktivistëve që u formësuan politikisht mbi vlerat që ai përfaqësonte, raporton…
Lajme
Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka shprehur publikisht vlerësimin e saj për Fatmir Limajn, duke e cilësuar atë si figurën që ka mishëruar guximin, sakrificën dhe drejtësinë që në themelimin e PDK-së.
Izmaku theksoi se Limaj ka qenë simboli i brezit të parë të aktivistëve që u formësuan politikisht mbi vlerat që ai përfaqësonte, raporton lajmi.net
Sipas saj, në një kohë kur politika shpesh largohet nga idealet, figura e Limajt mbetet kujtesë e qartë e rrugëtimit dhe parimeve që i bashkuan.
“Politika bëhet me shpirt, me përgjegjësi dhe dashuri për vendin. Kush beson në këto vlera, beson në Limajn”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Fatmir Limaj ka qenë ideali ynë politik që nga dita e parë.
Si themelues i PDK-së, ai mishëroi guximin, sakrificën dhe drejtësinë, vlerat mbi të cilat shumë prej nesh u rritëm politikisht dhe u formësuam si gjeneratë.
Sot, kur politika shpesh i largohet idealeve të saj, figura e Limajt vazhdon të qëndrojë si kujtesë e qartë se nga kemi nisur dhe cilat parime na bashkuan.
Ai ishte dhe mbetet simbol i besimit se politika bëhet me shpirt, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin.
Kush beson në këto vlera, beson në Limajn.
Dhe kush beson në Limajn, beson në një të ardhme ku sakrifica shpaguhet me punë, e drejtësia me shpresë!
(Foto nga viti 2000, në Vushtrri, Bardhyl Mahmutaj, Fatmir Limaj dhe ne, aktivistet e parë.)/Lajmi.net/