Xhesika Polo pranon publikisht se është në një lidhje

Xhesika flet për jetën private.

ShowBiz

07/06/2020 08:10

Këtë fundjavë, këngëtarja e njohur Xhesika Polo ishte e ftuar në emisionin Lart e Poshtë të Eraldo Rexhos, ku tregoi të rejat më të fundit nga jeta e saj private dhe jo vetëm.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Andi Vrapi, Xhesika është në një marrëdhënie dhe është e lumtur për këtë fakt. Këngëtarja e re ka rrëfyer se aktualisht, është e dashuruar me Anxhelon, muzikantin që e shoqëron në netët live.

E pyetur nëse ka në plan të bëjë hapin e rradhës me Anxhelon, Xhesika rrëfeu se aktualisht nuk mendon të shkojë drejt altarit, por edhe nëse do të shkojë, dëshiron një dasmë të vogël, pa shumë të ftuar.