Xherdan Shaqiri: Pse jam ende beqar
Xherdan Shaqiri ka folur për jetën e tij private, në televizionin zviceran “Tele Club”. Talenti shqiptar shfaqet paksa i turpshëm kur flet për jetën e tij private: “Aktualisht, nuk kam të dashur\".

Lajme
Xherdan Shaqiri ka folur për jetën e tij private, për telefonatat e nënë e tij dhe për arsyen pse është ende beqar. 22-vjeçari i ftuar në televizionin zviceran “Tele Club”, nga gazetarja Claudia Lasser, ka folur për lidhjen e ngushtë më familjen.
“Vëllai im ka ardhur me mua në Munih. Prindërit më vizitojnë çdo ndeshje që luaj në shtëpi. Ndërsa nënën duhet ta telefonoj pas çdo ndeshjeje, përndryshe nuk e zë gjumi”, tregon Shaqiri.
Talenti shqiptar shfaqet paksa i turpshëm kur flet për jetën e tij private.
“Për momentin nuk kam të dashur\”.
\”Jam shumë i angazhuar pas futbollit, e sidomos kohët e fundit po merrem më shumë me sponsorët\”.
\”Është shumë e vështirë për të gjetur dashurinë e madhe.”
(Shekulli)