Xherdan muskulozi
Nëse do të kishte garë për masën më të madhe të muskujve në Botëror, atëherë sigurisht se Xherdan Shaqiri do ta zinte njërin nga vendet e para.

Sport
Xherdan Shaqiri është njëri prej futbollistëve më muskulozë të Botërorit. Futbollisti kosovar e ka shfaqur këtë ‘dhunti’ edhe në stërvitjen e sotme.
Ylli i përfaqësueses së Zvicrës ka pësuar tri herë tërheqje muskulore gjatë sezonit që përfundoi, ndërsa së fundmi është rehat pa lëndime.
Shaqiri shënoi tre gola ndaj Hondurasit dhe e ndihmoi Zvicrën të kualifikikohej në të tetën e finales së këtij kompeticioni.
Para ndeshjes me argjentinasit, 22 vjeçari i ka zbuluar muskujt, duke i paralajmëruar Messin me shokë se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj tij dhe shokëve të ekipit Helvetik.