Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Xheraldina kthehet pas në kohë, i kushton fjalët emocionuese Cekës pas ndarjes nga jeta

15:25 | 5 Mars 2021

Foto: Instagram

Xheraldina ka postuar foto me Cekën teksa është shprehur e zemërthyer nga vdekja e Cekës.

Sot ka ndërruar jetë kuzhinierja e njohur shqiptare, Fikrije Ukelli e njohur me pseudonimin Ceka, shkruan lajmi.net.

Ceka ishte e dashur shumë për publikun shqiptar anembanë trojeve shqiptare dhe sidomos nënave e grave të cilat përcillnin gatimet e saja në emisionet ku ajo ishte e ftuar.

Në emisionin e njohur “Diçka po zihet” për një kohë të gjatë ajo ishte e ftuar ku edhe gatuante recetat e famshme të saja, ndërsa partnerja e saj televizive Xheraldina ndau disa nga momentet e tyre më të mira në profilin e Instagramit.

Pasi ajo postoi një fotografi të Cekës, me anë të cilës lajmëron se Ceka është ndarë nga jeta, vazhdoi duke kujtuar kohën kur ato punuan së bashku./Lajmi.net/