Xhensila me ‘Jeton tek unë’ në Top Fest 11

Xhensila Myrtezaj sjell këngën më të re ‘Jeton tek unë’ e cila njëkohësisht është këngë pjesëmarrëse në këtë edicion të festivalit të këngës Top Fest.

ShowBiz

22/03/2014 12:39

E bukura Xhensila Myrtezaj është paraqitur në Top Fest me një këngë të pëlqyeshme, tipike të sajën.

Siç e dimë të gjithë, Xhensila gjithmonë ka pasur sukses me këngët e saj pjesëmarrëse nëpër festivale të ndryshme.

Atë të gjithë e njohëm me baladën e mrekullueshme ‘Engjëlli im’ dhe që nga ajo kohë publiku gjithmonë është dashuruar me këngët e Xhensilës.

Ajo në këtë edicion të Top Fest vjen me një baladë tjetër, ‘Jeton tek unë’, e cila është me tekst dhe muzikë nga Kledi Bahiti i ThreeDots Production.

Xhensila ka thënë se kjo këngë e saj e re është realizuar me shumë dashuri dhe përkushtim.