Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Xhensila duket krejtësisht ndryshe në fotosesionin e ri

13:48 | 7 Prill 2020

Foto: Instagram

Xhensila Myrtezaj ka sjellë një fotosesion të ri, gjatë kësaj periudhe të vetizolimit.

Xhensila Myrtezaj edhe gjatë këtyre ditëve të izolimit është goxha aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, së fundi ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin erdhi më ndryshe nga ajo që e kemi parë në paraqitjet e kaluara.

Në një nga këto fotografi, Xhensila u shfaq e veshur me një këmishtë të bardhë, e të zbërthyer, teksa shihet duke tymosur cigare.

Në fotografinë artistike bardhë e zi, ajo pranoi komplimente nga ndjekësit, të cilëve iu pëlqeu shumë ky ndryshim.

Për ndryshe, Xhensila dhe Besi këto ditë nuk i kanë kursyer edhe videot qesharake, me të cilat i argëtuan të gjithë. /Lajmi.net/