Xhensila dhe Kida arrijnë 1 milionshin për tri ditë (Video)

Kënga 'Uh baby', bashkëpunim ky në mes dy këngëtareve më 'in' të momentit ka arritur 1 milion klikime për vetëm tri ditë.

ShowBiz

12/11/2016 22:30

Orhidea Latifi (Kida) dhe Xhensila Myrtezaj i kanë bërë bashkë forcat për të nxjerrë një ‘hit’ të përbashkët dhe ia kanë dalë, shkruan lajmi.net

Kida madje ekskluzivisht për emisionin ‘Mirage’ prodhim i lajmi.net, ka treguar se u janë përputhur idetë dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë.

Kjo këngë është punuar nga prodhuesit e hiteve, Zzap dhe Chriss, ndërsa klipin e kanë realizuar Pro Video.

Për suksesin që kanë arritur u nda e kënaqur edhe Xhensila e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram e ka uruar Kidën dhe bashkëpunëtorët i ka cilësuar si më të mirët./lajmi.net

https://www.instagram.com/p/BMuHqhggkqi/

YouTube player