Xhemi Shehu feston ditëindjen: Arbana dhe Eno i bëjnë surprizën fantastike në mesnatë

Ndonëse është zhdukur nga rrjetet sociale që prej mbylljes së profilit të saj në Instagram, Xhemi Shehun së fundmi kemi pasur mundësi ta shohim nëpërmjet postimeve të miqve të saj.

ShowBiz

04/01/2018 12:55

Moderatorja bukuroshe sot feston ditëlindjen dhe miqtë e saj, Eno Popi dhe Arbana Osmani, nuk kanë ngurruar aspak që në mes të të ftohtit të janarit, të shkojnë në shtëpinë e saj në mesnatë për ta uruar siç duhet. Në një video të postuar nga Arbana në Instagram, shihet Xhemi duke kërcyer një vals së bashku me Eno Popin, ndërsa pas tyre është një fishekzjarr i ndezur.

“Duke kërcyer me yllin tonë! Gëzuar ditëlindjen Chemi! Të duam!”-ka shkruar Osmani, duke postuar më tej edhe një seri fotosh në Insta Story për të uruar mikeshën e saj.

https://www.instagram.com/p/BdgcNwKAXOn/

71559-640-0-5a4e054a62c0d 71560-640-0-5a4e054a62e3c