Xhemajli zëvendëson Xhakën

Në rast se Granit Xhaka largohet nga Borussia Monchengladbach, vendin e tij tek skuadra gjermane mund ta zë mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli.

Sport

31/05/2014 18:47

Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka spekulohet se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kosovar ka zgjuar interesim nga Inter, ndonëse ka deklaruar se është i lumtur të mbetet tek skuadra nga Bundesliga. Mirëpo, gjatë një interviste të sotme për Gazzetta dello Sport, ai mirëpriti mundësinë e transferimit në Serie A.

Dhe, sipas Sport Bild, në rast të largimit të Xhakës nga Borussia Monchengladbach, vendin e tij mund ta zë një tjetër futbollist shqiptar, në fakt bashkëlojtari i tij nga Përfaqësuesja e Zvicrës, Blerim Xhemajli.

Xhemajli nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Rafa Benitez dhe do të konsiderojë opsionet e tij gjatë afatit kalimtar të verës.