Xhemajli nuk mjafton, Napoli barazon

Goli i mesfushorit shqiptar Blerim Xhemajli nuk i mjaftoi Napolit që të shënojë fitore kundër Udineses, duel jashtëzakonisht interesant që në fund u mbyll në barazim 3:3. Mesfushori maqedonas Goran Pandev shënoi dy herë brenda 41 minutash kurse autogoli nga Federico Fernandez riktheu në lojë Udinesen. Bruno Fernandes e barazoi rezultatin me golin e tij…

Sport

07/12/2013 21:39

Goli i mesfushorit shqiptar Blerim Xhemajli nuk i mjaftoi Napolit që të shënojë fitore kundër Udineses, duel jashtëzakonisht interesant që në fund u mbyll në barazim 3:3.

Mesfushori maqedonas Goran Pandev shënoi dy herë brenda 41 minutash kurse autogoli nga Federico Fernandez riktheu në lojë Udinesen.

Bruno Fernandes e barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 70-të, kurse Xhemajli realizoi në qerekun e fundit të lojës atë që besohej se mund të jetë goli i triumfit për Napolin.

Mirëpo, kështu nuk mendoi Dusan Basta i cili e barazoi sërish rezultatin për Udinesen në minutën e 81-të, dule vulosur epilogun përfundimtar të takimit.

Napoli ka ngecur edhe më tepër prapa liderit Juventusit dhe pas 15 xhirosh vazhdon të jetë në pozitën e tretë, por tani ka tetë pikë më pak se Bianconerët.