Xhemajli në shitje

Blerim Xhemajli do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Klubi italian e ka vënë në shitje mesfushorin shqiptar, për të cilin interesim serioz ka shprehur Milani.

Sport

15/08/2014 18:59

Blerim Xhemajli duket të jetë gjithnjë e më larg Napolit. Lajmin e ka konfirmuar portali SportMediaset, sipas së cilit, klubi italian ka vendosur ta shesë përfundimisht mesfushorin shqiptar.

“Nga Napoli do të largohen gjithsesi Xhemajli e Gargano”, ka shkruar ky portal.

Deri më 31 gusht, Azzurri do të mundohen t’i sistemojnë dy mesfushorët.

Interesim për përfaqësuesin zviceran kanë shprehur Milani dhe Sevilla.