Xhemajli e Behrami, futbollistë për lakmi

Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli ka komentuar spekulimet rreth interesimit ndaj tij dhe dy bashkëlojtarëve të tij, Valon Behrami dhe Goklhan Inler. Treshja është përmendur si objektiva të disa klubeve rivale evropiane dhe Xhemajli – i cili nuk është se aktivizohet vazhdimisht nga trajneri Rafael Benitez por vazhdon të jetë një futbollist i rëndësishëm i…

Sport

06/01/2014 18:20

Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemajli ka komentuar spekulimet rreth interesimit ndaj tij dhe dy bashkëlojtarëve të tij, Valon Behrami dhe Goklhan Inler.

Treshja është përmendur si objektiva të disa klubeve rivale evropiane dhe Xhemajli – i cili nuk është se aktivizohet vazhdimisht nga trajneri Rafael Benitez por vazhdon të jetë një futbollist i rëndësishëm i ekipit – ka pranuar se ka shumë palë të interesuara për të dhe bashkëlojtarët e tij.

Behrami dhe Inler, shtylla në ekipin e Napolit

“Flitet shumë për nevojën e mesfushorëve në disa klube të mëdha dhe Serie A ka shumë të tillë. Konkurrenca e fortë është një stimulim shtesë”, deklaroi Xhemajli për Sky Sport Italia.

“Unë, Inler dhe Behrami jemi në një nivel mjaft të mirë dhe të gjithë do të na dëshironin”, u shpreh ai.