Xhemajl Nuhiu në arrati për vrasjen në Hajvali, Prokuroria jep detaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Hajvali të Prishtinës, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë. Lidhur me rastin, është deklaruar Prokuroria Themelore e Prishtinës. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët edhe konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes se…

Lajme

12/08/2025 11:11

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Hajvali të Prishtinës, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë.

Lidhur me rastin, është deklaruar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët edhe konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete.

Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante të Policisë se Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, kjo duke u vënë në kërkim të të dyshuarit.

Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/