Xhemaili-Gërvallës: Dje fole si Hajrie Spikerica, asaj ia shkruanin fjalimet kuzhinat e Millosheviqit, sot s’po dihet kush po ua shkruan

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka reaguar në lidhje me deklarimin e djeshëm të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj e quajti “Gjeneral të vetëshpallur”. Xhemaili tha se ministrja Gërvalla dje foli si “Hajrie Spikerica” dikur, por dallimi qëndron se asaj ja shkruanin shkrimet kuzhinat…

Lajme

27/01/2025 10:40

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka reaguar në lidhje me deklarimin e djeshëm të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj e quajti “Gjeneral të vetëshpallur”.

Xhemaili tha se ministrja Gërvalla dje foli si “Hajrie Spikerica” dikur, por dallimi qëndron se asaj ja shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit, ndërsa Gërvallës nuk dihet cila kuzhinë po ia shkruan, transmeton lajmi.net.

Gërvalla madje ka devijuar aq thellë sa ka fyer gradën e tij, duke e quajtur ”gjeneral të vetëshpallur”.

”Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje. Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, deklaroi ajo në Deçan.

Postimi i plotë:

Heroina e Manastirit të Deçanit,

Heroina e Sava Janjiqiq,

Heroi i Oliver Ivanoviqit,

Donika dje foli si Hajrie Spikerica dikur, por një dallim qëndron tash, Hajrisë ja shkruanin shkrimet kuzhinat e Millosheviqit dhe çdo gjë shqiptare ishte e ashtuquajtur, e asaj sot nuk po dihet cila kuzhinë po ja shkruan. Ama një po dihet, gjuha është e njëjtë./Lajmi.net/