Xhelal Sveçla e fsheh biznesin e bashkëshortes

Përkujdeset për respektim të ligjit në kryeqytet. Por, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, i është shmangur vetë ligjit. Ai ka “harruar” ta deklarojë një biznes të familjes në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kur e ka paraqitur pasurinë e tij te Hasan Preteni.

Lajme

11/08/2015 11:09

Bashkëshortja e drejtorit, Merita Barani – Sveçla, është pronare e Ordinancës Specialistike Stomatologjike “Dhomi”, e cila gjenden në lagjen “Arbëria”. Te deklarimi i pasurisë, Sveçla nuk e ka paraqitur biznesin qe e ka në emër të bashkëshortes, pos që ka shënuar se bashkëshortja në Ordinancën “Dhomi” merr pagë dytësore, raporton zëri.info.

Në AKK janë deklaruar dy lokale afariste, shtëpi dhe truall, të gjitha si pasuri të përbashkëta familjare të trashëguara nga prindi. Njeri lokal është 200 m2, e tjetri është 500 m2, vlera e të dyve është deklaruar të jetë 1 milion e 250 mijë euro.