Xhaxhai i nxënësit të vrarë përlot me fjalët: S’kemi me u pa më në këtë botë të egër
Xhaxhai i 17-vjeçarit të vrarë në Gllogjan ka reaguar me fjalë prekëse për vrasjen e nipit të tij.

Lajme
Ai në Facebook ka treguar se nipin e tij nuk e kishte parë prej 10 ditësh, shkruan lajmi.net.
“Led Migjë, i ka 10 ditë qe nuk tkom pa, do vinë edhe 10 ditë tjera, 10 javë e muaj, e vitë te tera, e skemi me u pa më ne ketë bote te egër, veshtirë, e kobshmë, por kshtu e paska jeta. Do na mungosh, tanë jetën, ne gezim e hidherimë. Do jesh ne zemrat dhe mendjet tana, perjëtsishtë!”, ka shkruar ai.
Përveç 17-vjeçarit, e vrarë në tragjedinë e djeshme në Deçan mbeti edhe një nxënëse tjetër si dhe shoferi i autobusit ndaj të cilit u shtie me breshëri me kallashnikov. /Lajmi.net/