Xhavit Jashari: Aktakuza e Prokurorisë është qesharake, këto janë lojëra politike

Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T 7, ka folur njëri prej 12 të akuzuarve nga Prokuroria Speciale për listën e fryrë të veteranëve të rrejshëm, Xhavit Jashari.

Lajme

14/09/2018 17:33

Ai tha se për aktakuzën ndaj tij është informuar nga mediat dhe të njejtën e ka quajtur qesharake. Thotë se prokuroria ka fut emra në aktakuzë pa bazë dhe pa argumente. Ngritjen e aktakuzës Jashari e sheh si lojë politike për shkak të situatës së krijuar së fundmi në vendin tonë.

Ish përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari ka thënë se aktakuza është qesharake.

“Përmes mediave jam njoftuar që Prokuroria ka ngrit një aktakuzë, është aktakuzë qesharake nuk di me cka e fakton prokuroria këtë aktakuzë. Është përfshirë emri im kur dihet që unë nuk jam marrë me verifikimin e statusit të veteranëve.

Kjo aktakuzë është qesharake sepse përfshihet emri im, kur nuk kam bë verifikimin e veteranëve kam qenë anëtar i komisionit ku kam pa si duket cerifikata e dëshmorit, invalidëve dhe veteranit. Gjithçka që kam dhënë si kontribut qoftë pro ose kundër procesit asnjë pikë e asnjë presje nuk e hjeku dhe jam në gjendje të përgjigjem për këtë proces, inkurajoj drejtësinë t’i shkoj deri në fund”, tha Jashari në T7.

Më tej thotë se politika është përfshirë në lista dhe ngritjen e aktakuzës e sheh si lojë politike.

“Përshirje të politikës ka, ka pas marrëveshje politike, unë prap po them që nuk jam marrë me lista e me veteranë, jam përfaqësues i familjeve të dëshmorëve. Verifikimin e kan kry komandantët e zonave, kompanive dhe shtabeve lokale.

Ka lojëra politike për shkak të situatave që janë kriju”, tha Jashari.