Xhavit Haliti: Çarja e koalicionit, shatërvan dëshirash

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, i ka mohuar zërat për ndonjë krisje të mundshme të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Lajme

16/08/2015 22:16

Ai ka thënë se këto pretendime janë vetëm dëshira të njerëzve dhe subjekteve të caktuara politike. I ka quajtur “shatërvan dëshirash”, transmeton Epoka e Re.

Haliti është shprehur i habitur se si dikush nga zyrtarët e PDK-së e të LDK-së mund të flasë për përçarje, kurse krerët e të dy partive të koalicionit, vazhdimisht deklarojnë se janë në të njëjtat pozicione.

Sipas tij, brenda koalicionit po sheh vullnet për të punuar dhe për t’i çuar punët përpara.

Haliti ka uruar të mos ketë ndarje të koalicionit, por të ketë qeverisje PDK-LDK, e cila do të jetë në fund e suksesshme dhe do t’i shërbejë interesit qytetar e jo interesit të klaneve të tyre apo interesit të tenderëve.