Xhamia që po ndërtohet mbi varre dhe pa leje

Në Vitomiricë të Pejës kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re. Por, në këtë vend thuhet se ka pasur varreza.

Lajme

13/06/2015 22:53

Derisa shumë banorë janë kundër ndërtimit, ka të tjerë që janë pajtuar madje e kanë arritur një marrëveshje me Bashkësinë Islame.

Marrëveshja është që të largohen eshtrat nga aty, të varrosen në nj vend tjetër dhe të bëhet edhe një pllakë përkujtimore për ta, raporton Klan Kosova.

Derisa këta janë pajtuar ka të tjerë që po kundërshtojnë dhe thonë se eshtrat po vendose në një gropë betoni.

Derisa Bashkësia Islame ka folur me disa nga banorët dhe ka filluar largimi i eshtrave nga aty, drejtorati i urbanizmit në Pejë thonë se ky ndërtim ka filluar pa leje.