Xhamia e Zabelit të Drenasit cak i hajnave

Plaçkitjeve në Kosovë, nuk po ju shpëtojnë as objektet fetare. Në Kosovë janë dhjetëra raste ku xhamitë dhe kishat janë vjedhur me qëllim, marrjen nga aty gjëra me vlerë.

Lajme

02/02/2016 14:00

Një rast i tillë ka ndodhur edhe natën e së martës, në xhaminë e fshatit Zabel i Ultë, Komuna e Drenasit.

Xhemati i kësaj xhamie të martën kur ka shkuar për ta faluar namazin e sabahut kanë vërejtur se mungon një pajisje elektrike, zmadhues i zërit në vlerë prej 600 euro, transmeton lajmi.net.

Rasti nga personat përgjegjës të kësaj xhamie është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

E këta të fundit kanë konfirmuar rastin e vjedhjes në këtë xhami.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar vjedhjen në xhami.

“Sot rreth orës 7:15 kemi marr informatën për një vjedhje në një xhami në fshatin Zabel i Ultë, komuna e Drenasit. Njësit  kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë duke u marr me rastin, i cili është cilësuar si vjedhje e rëndë. Rasti është në hetime”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Por ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjes në këtë xhami. Siç tregon xhemati i kësaj xhamie, mbi dhjetëra raste të vjedhjes kanë ndodhur në këtë xhami në 3- 4 vitet e fundit.

Sipas tyre janë vjedhur shumë pajisje elektronike dhe para të grumbulluara për mirëmbajtën xhamisë. Vlera e dëmeve llogaritet të jetë afër 2.000 euro.

Por, edhe pse sipas udhëheqësve të xhamisë, rastet e vjedhjeve janë paraqitur në Polici, ata që po kryejnë këto veprime nuk janë gjetur e as pajisjet e vjedhura.

Sipas tyre vetëm në një rast një person ka dalë para gjykatës, i cili është liruar me arsyetimin se ka qenë i mitur. /lajmi.net