Xhamia e Madhe në Mekë e braktisur si pasojë e koronavirusit
Oborri qendror i Xhamisë së Madhe të Mekës u mbyll plotësisht të enjten derisa punëtorët e dezinfektuan atë, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Bota
Fotografitë dhe videot treguan zonën përreth Kaabës kuboide – vendi më i shenjtë në Islam – plotësisht i braktisur, përveç pastruesve, transmeton lajmi.net.
Arabia Saudite ndaloi qytetarët e saj të bënin pelegrinazhe në objektin kulturor, pasi veçse i kishin ndaluar ndaluar të huajt që të vijnë e kryejnë rite fetare.
Oborri i xhamisë është më i ngarkuari gjatë kohës së Haxhit – i cili këtë vit bie në mes të korrikut dhe gushtit – por mbetet i zënë gjatë gjithë vitit për pelegrinazhet Umrah, që do të thotë se pothuajse asnjëherë nuk është bosh.
Arabia Saudite deri më tani ka konfirmuar pesë raste të koronavirusit. Të gjitha rastet ishin kthyer kohëve të fundit nga Irani.
Vendi gjithashtu u ka kërkuar njerëzve që të mos përdorin kartmonedha. /Lajmi.net/