Xhaka: Shaqiri? S’e mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me të

23:23 | 13 Gusht 2015

Xhaka

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka refuzuar ta komentojë zgjedhjen e Xherdan Shaqirit për t’iu bashkuar Stoke Cityt, duke thënë që ka harruar se kur ka biseduar me të për herë të fundit.

“Unë nuk mund të gjykoj vendimet e Shaqirit. Ishim të rinj kur i ndamë rrugët tona. Nuk e di çfarë ndodhi me Xherdanin te Interi sepse nuk kam komunikuar fare me të që prej se është transferuar atje”, deklaroi Xhaka, përcjell GazetaOlle.com.

Ai foli edhe mbi origjinën e tij, duke e shprehur krenarinë që është shqiptar nga Kosova.

“Unë kurrë nuk e kam mohuar prejardhjen time dhe rrënjët e mia. Kosova është shtëpia e prindërve të mi, edhe pse unë jam rritur në Zvicër”, shtoi Xhaka.