Xhaka ‘refuzon’ Milanin

Objektivi i Milanit, mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka insistuar se nuk është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi.

Sport

22/01/2015 17:29

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka injoruar spekulimet rreth transferimit në Milan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ylli kosovar është përmendur si objektiv i Rossonerëve, mirëpo ai ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi gjerman.

“Jam në negociata për vazhdimin e kontratës sepse jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi Xhaka për “Kicker”.

“Gjatë verës së vitit të kaluar më janë bërë shumë oferta, por nuk kisha arsye të largohesha nga klubi. Ndoshta pas disa vitesh do të bëhet një klub i madh, shumë të rinj dëshirojnë të vijnë këtu sepse do të kenë mundësinë të zhvillohen në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.