Xhaka për situatën te Arsenal: Nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua

Granit Xhaka ka bërë thirje për bisedime me Arsenalin në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Sport

21/11/2019 14:48

Janë bërë gati një muaj nga zënka mes Granit Xhakës dhe tifozëve të Arsenalit.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës nuk mundi të duronte vërshëllimat e tifozëve të Arsenal në sfidën kundër Crystal Palace teksa po zëvendësohej, duke iu drejtuar atyre me një gjuhë jo të këndshme, e për t’u larguar menjëherë drejt zhveshtores.

“Unë kam ide të qartë se si duhet të jenë gjërat, dhe Arsenal e di këtë shumë mirë”, ka deklaruar Xhaka për SRF, përcjell lajmi.net.

“Megjithëse kam akoma kontratë me ta, do të jem i lumtur të kthehem në klub, kështu që ne mund të zgjidhim përfundimisht çështjet”.

“Me siguri do të ketë një zgjidhje, nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”/Lajmi.net/