Xhaka: Nuk jam mysliman i devotshëm

Mesfushori i Baselit dhe Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka thënë se beson në Zot, se është mysliman, porse nuk mund të thotë për vetveten se është një besimtar i devotshëm.

Lajme

13/01/2015 12:30

Mesfushori kosovar e ka bërë këtë deklaratë pasi veç sportit, është pyetur të komentojë edhe sulmet terroriste në Paris, dhe ka prekur temën e fesë.

“Natyrisht, kam mbetur i shokuar me ngjarjet në Paris. Si çdo njeri, edhe unë e kam përjetuar rëndë, por feja ime nuk ka rëndësi në këtë rast”, ka deklaruar Xhaka për “Bazonline.ch”.  

“Mua, edhe pas këtij rasti më kanë trajtuar njëjtë si më parë. Unë jam lindur në Zvicër. Për mua ekziston vetëm një Zot, por unë nuk jam një mysliman i devotshëm. E keni parë tatuazhin tim? Një mysliman i devotshëm nuk mund ta bëjë këtë”, u shpreh ai.