Xhaka: Nga burgu në Botëror
Ragipi, babai i Granit dhe Taulent Xhakës ka një të kaluarës shumë interesante. Nga vuajtjet në rini dhe burgosja, ai sot sheh dritë dhe ndihet krenar me suksesin e djemve të tij. Graniti do të luajë në Kampionatin botëror me Zvicrën.
Sport
Ragip Xhaka është 50-vjeç, i vogël me trup por i madh për nga rëndësia dhe një njeri krenar. Babai i mesfushorit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka dhe anëtarit të Baselit, Taulant Xhakës.
Por, ai ka kaluar shumëçka, përfshirë tri vjet e gjysmë prapa grilave si i burgosur politik. Dhe, për ndihmën e ofruar ai e falënderon Zvicrën.
“Jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë Zvicra për ne”, deklaroi ai për Blick.ch.
Edhe ai ishte futbollist, mirëpo u desh të përfundonte para kohës karrierën e tij për shkak të një fakture të rëndë, në moshën 17-vjeç.
Por, ai vazhdoi një betejë tjetër, luftën për liri. Ai ishte pjesë e demonstratave kundër qeverisjes komuniste edhe pse i quan: “Demonstrata shumë normale”. Një ditë u arrestua në shtëpi dhe u burgos.
“Familja ime i ka kaluar të gjitha. Babai im kishte një restorant dhe ishte pronar, edhe ajo na u mor”, shton Ragip Xhaka. Mirëpo, periudhës së vështirë i erdhi fundi. Ai sot është i lirë kurse biri i tij Graniti është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës në Kampionatin botëror në Brazil.
“Për mua, Zvicra është shtëpia e dytë. Për Taulantin dhe Granitin e para. Jam krenar me ta. Mbi të gjitha, për atë që ka bërë Zvicra për ne. Po, për këtë shtet do të derdhi gjak”, përfundoi ai.