Xhaka në Serie A

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka mund të transferohet në Serie A.

Merkato

28/01/2016 15:28

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka është shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë.

Bayern Munich, Barcelona e Liverpool janë klubet që janë përmendur më së tepërmi si të interesuara për transferimin e tij.

Por, e përditshmja sportive katalane “Sport”, raporton se Xhaka mund të transferohet në Serie A, përcjell “Lajmi.net”.

Xhaka është objektiv i madh i Napolit.